Mustafa Melih Ahıshalı
28 Gusht 2017•Përditësim: 29 Gusht 2017
TEHERAN (AA) – Një tërmet me intensitet prej 4.9 ballë ka goditur zonën rurale të qarkut Sharabian, të provincës së Azerbajxhanit Lindor në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Sizmologjisë së Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit thuhet se tërmeti ka ndodhur në orën 03.44 sipas orës lokale në thellësi prej 6 kilometrash.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Menaxhimit të Emergjencave të Azerbajxhanit Lindor, Halil Saii, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të Iranit IRNA tha se 8 persona janë plagosur në tërmetin i cili shkaktoi dëme në disa shtëpi.
Saii bëri të ditur se ekipet e kërkim shpëtimit janë dërguar në rajon.
Qarku Sharabian ndodhet rreth 100 kilometra në juglindje të qytetit Tebriz.