Emel Öz Gözellik
23 Prill 2019•Përditësim: 23 Prill 2019
Një tërmet prej 5,4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua 9 kilometra në juglindje të Cuajinicuilapes.
Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 21 kilometrash dhe u ndje edhe në kryeqytetin Meksiko.
Akoma nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz.