Ali Murat Alhas
17 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Një tërmet me fuqi prej 6.9 ballë goditi sot Papua Guinenë e Re ndërsa u lëshua paralajmërim për cunami, bëri të ditur Radio Zelanda e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra ka qenë në fshatin Wau afër Lae dhe Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor nxorri një paralajmërim të valës së baticës për brigjet e Papua Guinesë së Re.
Qendra e Kërkimeve Gjeologjike në SHBA tha se tërmeti ndodhi 85 kilometra nën sipërfaqe.
Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar mbi viktima eventuale dhe dëme materiale.