Mahmut Atanur
31 tetor 2019•Përditësim: 01 nëntor 2019
Një tërmet me fuqi prej 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes ka goditur Mindanao-n në jug të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti për vullkane dhe tërmete në Filipine njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në Tulunan në qytetin Cotabato në thellësi prej dy kilometrave.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet fqinje Kidapawan, Koronadal dhe Gingoog.
Deri më tani tre persona e kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur. Ishullin e njëjtë edhe para dy ditësh e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën tetë persona.