Ahmet Dursun
17 mars 2022•Përditësim: 17 mars 2022
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë ka goditur rajonin Hormozgan në jug të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave që Qendrës Sizmilogjike të Universitetit të Teheranit, tërmeti 6 ballë me epiqendër qytetin Kookherd në rajonin Hormozgan ka ndodhur në orën 02:45 me kohën lokale.
Bëhet e ditur se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas medias vendase, tërmeti është ndier edhe në qytetet përreth dhe ka shkaktuar panik, ndërkohë që ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me viktima apo dëme materiale.
Rajoni Hormozgan ndodhet në jug të vendit në brigjet e Gjirit Persik.