Mahmut Atanur
09 Qershor 2020•Përditësim: 09 Qershor 2020
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë njoftoi se epiqendra e lëkundjes është regjistruar 126 kilometra në jugperëndim të ishullit Buru. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi të tokës prej 10 kilometrash.
Ende nuk dihet nëse ka viktima nga tërmeti. Nuk është lëshuar as alarm për paraqitje të mundshme të cunamit.
Gjatë tërmetit me fuqi prej 6.8 ballë në Ambon, kryeqytetin e provincës Maluku, në fund të vitit të kaluar humbën jetën 39 persona.