Ekip
21 Tetor 2019•Përditësim: 22 Tetor 2019
Një tërmet me fuqi prej 5.6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur pjesën jugore të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet iraniane njoftuan se tërmeti është regjistruar në afërsi të qytetit Kukherd, qytet në provincën Hormozgan të Iranit. Kukherda është rreth 1.000 kilometra në jug të Teheranit.
Tani për tani nuk ka informacione për të pësuar ose dëme materiale.
Mediat transmetojnë se tërmetin e kanë ndjerë edhe ata që ndodheshin në kullat e larta të Dubait, që janë përballë bregdetit të Gjirit Persik.
Irani ndodhet në shkarje të mëdha sizmike dhe mesatarisht përjeton një tërmet në ditë.