Furkan Naci Top
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
ATHINË (AA) - Një tërmet 5.6 ballë me epiqendër në juglindje të ishullit të Kretës, ka goditur sot Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit të Shërbimeve Sizmologjike të Athinës tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:36 sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në thellësi.
Zyrtarët grekë kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes ndaj dallgëve të larta që mund të formohen si rrjedhojë e tërmetit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjitha rrethinat e ishullit të Kretës, ndërkohë sipas burimeve lokale thuhet se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.