Sinan Doğan
13 Gusht 2022•Përditësim: 15 Gusht 2022
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka goditur shtetin federal meksikan Michoacan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Sizmologjik Kombëtar (SSN) njoftoi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 56 kilometrash.
Epiqendra ishte 34 kilometra në perëndim të qytetit Huetamo në shtetin Michoacan.
Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima në njerëz dhe se nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin, Mexico City.