Ekip
04 Maj 2020•Përditësim: 04 Maj 2020
Një ministër sudanez është infektuar me koronavirusin e ri(COVID-19), bëri të ditur Këshilli i Ministrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli në një njoftim për shtyp njoftoi se Hashim Ibn Auf, i cili gjithashtu kryeson një nënkomision nën Komitetin e Lartë për Emergjencat Shëndetësore për të luftuar koronavirusin, ka qenë nën karantinë në shtëpi që nga java e kaluar pasi u testua pozitiv.
"Ministri i shtetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Hashim Ibn Auf, javën e kaluar u testua pozitiv ndaj koronavirusit pasi ndërveproi me një nga të afërmit e tij që ka COVID-19", thuhet më tej
“Ministri është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet mirë. Ai madje ka marrë pjesë në takimet e komitetit më të lartë për luftimin e koronavirusit përmes telekonferencës".
Sudani ka rritje të rasteve të koronavirusit gjatë ditëve të fundit. Vendi ka 592 raste, 41 vdekje dhe 52 shërime, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.