Ruslan Rehimov
31 gusht 2023•Përditësim: 01 shtator 2023
Një grup me origjinë armene sulmoi ndërtesën e ambasadës së Azerbajxhanit në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, me bojë dhe shishe me eksploziv, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit ka reaguar ndaj sulmit në ndërtesën e Ambasadës në Bejrut.
Në deklaratë thuhet se "Rreth 50 persona me origjinë armene, të cilët organizuan një aksion në Liban, thyen rrethojat rreth ndërtesës administrative të Ambasadës në Bejrut dhe hodhën shishe me bojë dhe eksploziv në godinën administrative të ambasadës".
Në deklaratë thuhet se asnjë nga personeli i ambasadës nuk u lëndua nga sulmi.
"Pas informimit të organizatës përgjegjëse për mbrojtjen e misioneve diplomatike, në vendngjarje kanë shkuar forcat e rendit, por ndërkohë provokatorët kanë arritur të largohen nga zona. Për identifikimin dhe arrestimin e kriminelëve të lidhur me këtë sulm ndaj ambasadës, është dorëzuar një notë në Ministrinë e Jashtme të Libanit dhe kanë nisur të zbatohen masat përkatëse", thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se janë shtuar masat e sigurisë në Ambasadën në Bejrut ndërsa hetimet për sulmin vazhdojnë.