Furkan Naci Top
11 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
ATHINË (AA) - Një grup anarkistësh me qëllim të mbështetjes së Katalonjës, kanë bastisur Ambasadën e Spanjës në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e grupit anarkist "Ruvikonas”, të cilët më parë kanë sulmuar edhe zyrën e Turkish Airlines dhe të Ambasadës Turke në Athinë, kanë bastisur ndërtesën e ambasadës spanjolle ku kanë brohoritur me slogane kundër Qeverisë së Spanjës.
Sipas informacioneve të marra nga njësitë e sigurisë së Athinës, pas incidentit janë ndaluar 18 anëtarë të organizatës.
Mediat greke njoftojnë se në ndërtesë të ambasadës ka dëme të vogla.
Në anën tjetër në një njoftim nga ueb faqja e Ruvikonas-ut deklarohet se kjo organizatë po e mbështet administratën autonome të Katalonjës, në lindje të Spanjës.