Bota

Nikaragua, vazhdojnë protestat anti-qeveritare

Në protestat anti-qeveritare në Nikaragua, ku javën e kaluar humbën jetën 10 persona, u zhvillua një operacion për pastrimin e barrikadave të vendosura nga protestuesit

Zehra Ulucak  | 16.07.2018 - Përdıtësım : 17.07.2018
Nikaragua, vazhdojnë protestat anti-qeveritare

Ankara

ANKARA (AA) – Në protestat anti-qeveritare në Nikaragua, ku javën e kaluar humbën jetën 10 persona, u zhvillua një operacion për pastrimin e barrikadave të vendosura nga protestuesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së forcat qeveritare kanë nisur një operacin në rajonet Niquinohomo, Catarina, Monimbo si dhe në qytetin Masaya, ku sipas organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë humbur jetën 6 civilë dhe 4 pjesëtarë të policisë.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut në Nikaragua (ANPDH), Alvaro Leiva tha se 22 automjete që bartnin forcat policore kanë arritur në rajon.

Ai tha se në pjesë të ndryshme të qytetin janë vendosur snajperistët. Leiva paralajmëron banorët në Masaya të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë edhe anëtarët e grupit të Dialogut Kombëtar, të cilët po përpiqen për arritjen e pajtimit në mes të qeverisë dhe opozitarëve, u bënë objektiv të sulmeve. Automjeti i peshkopit të Estelisë, Abelardo Mata, i cili është një nga anëtarët e këtij grupi, u dëmtua si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ana e paramilitarëve.

Të paktën 300 persona e kanë humbur jetën si pasojë e protestave që flluan në mesin e muajit prill dhe po vazhdojnë ende.

Protestat kundër reformës për sigurinë sociale në Nikaragua, në muajin prill u shndërruan në protesta masive.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit, Daniel Ortega dhe qeverisë së Frontit Çlirimtar Kombëtar Sandinista (FSLN).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın