Adam Abu-bashal
23 Gusht 2021•Përditësim: 24 Gusht 2021
Në shtetet Katsina dhe Kaduna të Nigerisë në Afrikën Perëndimore humbën jetën 23 persona në sulmet e organizuara nga persona të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Policisë në shteti Katsina, Gambo Isa, në një deklaratë tha se persona të armatosur me motoçikleta kryen një sulm në fshatin Duba, në rajonin Basari të shtetit.
Isa konfirmoi se 14 persona humbën jetën dhe 6 tjerë u plagosën në sulm.
Në një deklaratë, komisioneri për Sigurinë e Brendshme dhe Punët e Brendshme të Shetit Kaduna, Samuel Aruwan, tha se 9 persona u vranë dhe shumë tjerë u plagosën në sulmin në rajonin Zangon Kataf.
Aruwan gjithashtu deklaroi se 12 persona të marrë peng nga njerëz të armatosur në shtet u shpëtuan nga ushtria.
Në vend përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa shtete për shkak të sulmeve të fundit të armatosur me motoçikleta.
Rajonet janë skena e konflikteve të ashpra midis Fulanit, të cilët merren herë pas here me blegtori dhe disa fiseve që sigurojnë jetesën nga bujqësia.
Vitin e kaluar, 937 persona u vranë dhe 1.972 persona u rrëmbyen në sulmet e armatosura në shtetin Kaduna.
Fulani, të cilët emigruan në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin kafshët e tyre dhe i sulmuan ata.