Gökhan Kavak
21 korrik 2019•Përditësim: 22 korrik 2019
Katër shtetas turq janë rrëmbyer në Nigeri nga persona të paidentifikuar për të kërkuar shpërblesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në Nigeri ka nisur një hetim për rrëmbimin e katër shtetasve turq të cilët u rrëmbyen në shtetin Kwara, në pjesën qendrore të vendit.
“Që nga ajo kohë kemi vendosur që operativët të kërkojnë dhe shpëtojnë emigrantët, si dhe të arrestojnë kriminelët që qëndrojnë pas rrëmbimit të tyre”, tha Ayo Okasanmi për AA, zëdhënës i policisë së shtetit Kwara.
Guvernatori i shtetit nigerian, AbdulRahman AbdulRazaq, tha se qeveria po punon me policinë për të siguruar lirimin e shpejtë të emigrantëve të cilët raportohet se u rrëmbyen të shtunën vonë.
Më herët, policia konfirmoi rrëmbimin e katër shtetasve turq, Seyit Keklik (25), Yasin Colak (33), Ergun Yurdakul (35) dhe Seberapal (40).
Raportohet se ata u rrëmbyen pasi u kthyen nga një treg lokal ku ata kishin shkuar për të blerë pije.
Kwara është një nga shtetet më të sigurta në Nigeri dhe rrëmbimi i të shtunës u konsiderua një ngjarje e papritur në një gjendje relativisht paqësore.