Adam Abu-bashal
25 Nëntor 2020•Përditësim: 26 Nëntor 2020
Në vendin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, vitin e kaluar si pasojë e infeksionit të virusit HIV kanë vdekur 45 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i programit kombëtar për kontroll të AIDS-it në Nigeri (NACA), mbajti konferencë për gazetarët me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër AIDS-it.
Zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dr. Fiona Braka deklaroi se në vitin 2019 në Nigeri janë regjistruar më shumë se 45 mijë raste të vdekjes lidhur me AIDS-in.
Braka tha se është shqetësues fakti që gjëra të tilla ndodhin në një vend në të cilin njerëzve u ofrohen ilaçe dhe prodhime që parandalojnë përhapjen e sëmundjes.
Drejtori i përgjithshëm i NACA-së dr. Gambo Aliyu tha se në Nigeri momentalisht nga HIV kurohen 1.2 milionë njerëz.
“Fatkeqësisht, rreth 500 mijë persona në Nigeri nuk janë të vetëdijshëm për faktin se janë bartës të virusit HIV”, tha Aliyu.
Ai theksoi se NACA do të vazhdojë të zhvillojë fushata kundër përhapjes së AIDS-it dhe u bëri thirrje qytetarëve të vendit që të testohen për praninë e virusit HIV.