Bota, Koronavirusi

Nigeri, mbi 800 punonjës të shëndetësisë me COVID-19

Sipas shifrave zyrtare, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 10.819 me 314 vdekje dhe 3240 shërime

Felix Nkambeh Tih  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Nigeri, mbi 800 punonjës të shëndetësisë me COVID-19

Ankara

Mbi 800 punonjës të shëndetit në Nigeri janë infektuar me koronavirusin e ri(COVID-19) që nga rasti i parë i konfirmuar në muajin shkurt, njoftuan sot mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kemi pasur 812 punonjës të kujdesit shëndetësor të infektuar, ata nuk janë vetëm numra, 29 prej tyre punojnë për QNKS, janë njerëz që unë i njoh, ata kanë familje, bashkëshorte dhe fëmijë", tha Chikwe Ihekweazu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Nigeriane për Kontroll të Sëmundjeve (QNKS).

Tetë prej tyre janë në qendrën e trajtimit në Idu, tha Ihekweazu, duke folur në konferencën e përditshme të Task Forcës Presidenciale për COVID-19 në kryeqytetin Abuja.

Kjo erdhi pasi Shoqata Nigeriane e Mjekëve tha se ata do të fillojnë një grevë të pacaktuar nëse qeveria nuk arrin të përmbushë kërkesat e tyre brenda 14 ditëve.

Të martën, ministri federal i Shëndetësisë, Osagie Ehanire, u bëri thirrje të gjithë mjekëve rezidentë të mos bëjnë grevë, por të përdorin rrugët e komunikimit për të diskutuar çështjet me të cilat ata përballen në nivelin ministror.

Ai i siguroi se do të pajisen me të gjitha materialet që duhen për të punuar përfshirë pajisjet mbrojtëse personale.

Sipas shifrave zyrtare, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 10.819 me 314 vdekje dhe 3240 shërime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın