Adam Abu-bashal
17 korrik 2020•Përditësim: 18 korrik 2020
Gjatë një operacioni të forcave të sigurisë së Nigerisë në veri të vendit është bombarduar kampi terrorist i Boko Haram-it, me ç’rast janë vrarë shumë pjesëtarë të organizatës terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Nigerisë, John Eneche u tha gazetarëve se është kryer sulm nga ajri në kampin e Boko Haram-it në rajonin Ngwui Gana, në shtetin federal Borno.
Ai tha se kampi tërësisht është shkatërruar ndërsa një numër i madh i terroristëve janë vrarë.
Boko Haram është një organizatë terroriste të cilën në Nigeri në fillim të vitit 2000 e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf për të luftuar çdo lloj kulture perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.
Yusuf në rrethana të paqarta vdiq në burg në vitin 2009 ndërsa Boko Haram për këtë arsye intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë një kërcënim terrorist global. Organizata aktualisht operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.
Që nga viti 2009 më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në sulmet e Boko Haram-it.