Mustafa M. M. Haboush,Hamdi Yıldız
17 korrik 2020•Përditësim: 17 korrik 2020
Ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha dhe homologia e tij italiane Luciana Lamorgese që vizitoi vendin e tij, biseduan rreth bashkëpunimit për siguri dhe pastrimin e minave të vendosur nga milicitë e gjeneralit puçist Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bashagha në deklaratën nga Twitteri tha se në takim janë trajtuar çështjet si përforcimi i bashkëpunimit në sigurinë mes dy vendeve, migrimi i parregullt, kontrabanda, trafikimi me njerëz si dhe zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë.
Ai gjithashtu shtoi se në takimin e zhvilluar dje në Tripoli, me Lamorgese kanë biseduar edhe për vazhdimin e mbështetjes së Romës në pastrimin e minave të vendosur nga milicitë e Haftarit nga vendet ku janë tërhequr.
Lamorgese në Libi gjithashtu u takua edhe me kryeministrin Fayez al-Sarraj dhe zyrtarë të tjerë libianë.