Adam Abu-bashal
08 Dhjetor 2020•Përditësim: 08 Dhjetor 2020
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 129 mijë njerëz janë ndikuar nga përmbytjet që kanë ndodhur në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Agjencisë nacionale për situata emergjente (NEMA), Muhammadu Muhammed, në deklaratën e tij tha se në vitin 2020 përveç kryeqytetit Abuja edhe 320 rajone të ndryshme të 35 shteteve kanë qenë në ndikim të përmbytjeve.
Ai tha se kanë humbur jetën 68 persona nga fatkeqësia ndërsa mbi 129 mijë janë ndikuar.
Sipas Muhammed, përmbytjet kanë shkaktuar pasiguri të ushqimit.