Felix Nkambeh Tih
11 Maj 2020•Përditësim: 11 Maj 2020
Së paku 20 civilë në Niger janë vrarë gjatë sulmeve të fundjavës në fshatrat afër kufirit me Malin, njoftuan mediat lokale të dielën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Urgence Tillabery", një OJQ vendore, në një deklaratë tha se incidenti ndodhi të shtunën pasi disa persona të armatosur me motoçikleta sulmuan fshatrat Gadabo, Zibane-Koira Zeno, dhe Zibane-Tegui në komunën e Anzourou.
"Të paktën 20 civilë thuhet se janë vrarë në tre fshatra në komunën Anzourou", thuhet më tej.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi vetëm një ditë pas vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme në rajon.
Sipas agjencisë nigeriane të lajmeve (APN), gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar në mënyrë që t'u jepen autorizimet e nevojshme ligjore autoriteteve administrative dhe forcave të sigurisë të vendosura në zonë për të mbrojtur popullsinë lokale.