Halit Süleyman,Levent Tok,Selen Temizer
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Sulmet në lindje të Halepit të kryera nga trupat e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tyre, që nga 15 nëntori kanë lënë të vrarë 758 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtja civile zyrtare e Halepit, Babiris Mishall tha se deri natën e fundit, numri i civilëve të vrarë në bombardimet e regjimit ka shkuar në 758.
Forcat e regjimit dhe militantët shiitë që prej 19 ditëve kryejnë sulme nga ajri dhe nga toka në vendbanimet në lindje të Halepit, të cilat janë nën kontrollin e opozitës. Në këtë mënyrë opozita është detyruar të tërhiqet nga 45 për qind e zonës prej 45 kilometrave që kontrollonte.
Pala ruse pretendon se ata nuk marrin pjesë në sulmet ajrore në Halep.
Sulmet kundër regjimit dhe mbështetësit e tij janë më intensive që nga fundi i vitit 2011, kur filloi konflikti.
Komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), Muhammed Sheikh, për AA theksoi se forcat e opozitës të shtunën u desh të tërhiqet nga vendbanimet Karam Tarrab, Jezmeti, Halvaniyye dhe një pjesë e Tariq al-Bab.
Opozita tani kontrollon një sipërfaqe prej 20 kilometra katrorë.
Qindra mijëra civilë janë aktualisht në zonën e 25 kilometra katrorëve, ndërsa mijëra civilë të tjerë kërkojnë të shkojnë në zona më të sigurta.
Sipas të dhënave të siguruara nga ekipi i mbrojtjes civile, 35.000 njerëz në Lindjen e Halepit që janë vendosur në zone, ndodhen nën rrethimin e trupave të regjimit sirian dhe krahut të armatosur të organizatës terroriste PKK në Siri, PYD.
Halepi, pas Damaskut është qyteti i dytë më i madh në Siri. Qendra e qytetit është 40 kilometra nga kufiri turk. Qendra ndodhet nën kontrollin e regjimit të Asadit dhe lindja e qytetit nën kontrollin e opozitës. Autoritetet shëndetësore në Halep tregojnë se prej 101 ditësh qytetarët ndodhen përballë nevojave imediate për ndihma ushqimore. Prej 3 javësh në qytet nuk punon asnjë spital, qendër shëndetësore, furrë buke apo shkollë.