Ekip
07 Dhjetor 2018•Përditësim: 07 Dhjetor 2018
NEW YORK (AA) – Policia në New York të SHBA-ve konstatoi se nuk ka kurrfarë kërcënimi pas dërgimit të një mesazhi anonim se në zyrën e CNN-it ka bombë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia thotë se një burrë që kishte dialekt jugor ka telefonuar CNN-in të enjten rreth orës 22:00 dhe i ka thënë se janë vendosur 5 bomba në zyrë, e cila ndodhet në ndërtesën Time Warner në Columbus Circle.
Ata theksuan se ndërtesa ishte evakuuar dhe se sigurimi i ndërtesës ka kryer një kërkim paraprak. Pastaj mbërritën pjesëtarët e departamentit për çaktivizim të bombave të policisë së New Yorkut dhe konstatuan se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.
Para ndërtesës, Brian Stelter dhe Don Lemon vazhduan të japin transmetimin e drejtpërdrejt. Lemoni tha se u dëgjua alarmi kundër zjarrit dhe se përmes autoparlantit gjatë emisionit të tyre që transmetohet drejtpërdrejt, iu tha se duhet të evakuohen.
Në tetor të këtij viti, e njëjta ndërtesë u evakuua pjesërisht pasi CNN mori një paketë të dyshimtë, për të cilën pretendohej se kishte një bombë artizanale.