Barış Gündoğan
09 shkurt 2022•Përditësim: 10 shkurt 2022
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë janë neutralizuar 9 terroristë tjerë të PKK/YPG-së që përgatiteshin për sulm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se komandot turq kanë neutralizuar me sukses terroristët e PKK/YPG-së që hapën zjarr në zonën e operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe po përgatiteshin të sulmonin zonën.
Theksohet se numri i terroristëve të neutralizuar sot është rritur në 14.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz. Në veri të Sirisë vepron dega e PKK-së, YPG-ja.