Mahmoud Mohamed Barakat
18 Mars 2021•Përditësim: 18 Mars 2021
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pretendon se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë anuluar vizitën e tij dhe ai do ta vizitojë atë "së shpejti", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ata nuk e anuluan vizitën dhe unë premtoj se do të vizitoj së shpejti EBA-në", deklaroi Netanyahu për Radion e Ushtrisë Izraelite.
Netanyahu po planifikonte të zhvillonte vizitën përpara zgjedhjeve në Izrael që do të mbahen më 23 mars.
Dje mediat izraelite njoftuan, duke cituar zyrtarë të EBA-së, se vizita ishte anuluar pasi vendi arab nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e zgjedhjeve izraelite.
Shtatorin e kaluar, Izraeli dhe EBA-ja nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.