Associated Press
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të vazhduar si kreu i qeverisë izraelite të mbështes zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze mbi bazën e dy shteteve të pavarura, raporton Anadolu Agency (AA).
Fitorja e Trump-it ka inkurajuar grupet radikale izraelite të cilat kanë sugjeruar kryeministrit Netanyahu që të intensifikojë ndërtimin e vendbanimeve hebraike në tokën e okupuar palestineze, madje edhe për të hequr dorë nga ideja e krijimit të Palestinës si shtet i pavarur dhe sovran.
Në një deklaratë nëpërmjet një video-lidhje me të cilën i drejtohet forumit Saban, kryeministri izraelit Netanyahu tha se ende e mbështet idenë e krijimit të dy shteteve sovrane.
"Nuk kam ndryshuar qëndrimin për mbështetje të zgjidhjes sipas modelit të dy shteteve për dy popujt", ka thënë Netanyahu, duke shtuar se palestinezët duhet të njohin Izraelin si atdheun e hebrenjve.