Diyar Güldoğan
22 Korrik 2019•Përditësim: 23 Korrik 2019
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Yukiya Amano, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sekretari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me pikëllim të thellë shpreh keqardhje të njoftoj për vdekjen e drejtorit të përgjithshëm Yukiya Amano”, tha IAEA në një deklaratë me shkrim.
Deklarata bëri të ditur se flamuri i IAEA-së do të ulet në gjysmë shtizë.
Amano ishte përfaqësues i përhershëm i Japonisë në IAEA nga viti 2005 deri në zgjedhjen e tij si drejtor i përgjithshëm në korrik të vitit 2009. Ai mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i IAEA-së që nga 1 dhjetori i vitit 2009.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, shprehu pikëllim për vdekjen e Amano-s.
“Një njeri me përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm, gjithmonë në shërbim të bashkësisë globale në mënyrën më të paanshme të mundshme. Nuk do ta harroj kurrë punën e bërë së bashku. Ishte një kënaqësi dhe privilegj i madh të punoja me të”, ka shkruar Mogherini në Twitter.