Ahmet Gençtürk
30 Mars 2022•Përditësim: 30 Mars 2022
Katër herë fitues i çmimit Emmy, regjisori Marvin J. Chomsky ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, raportuan burime nga industria e argëtimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Chomsky vdiq në gjumë të hënën, tha gazeta "The Wrap" të martën mbrëma, duke cituar djalin e regjisorit.
Ai fitoi çmimin Emmy për regji të jashtëzakonshme për serialin dramë (Holokausti i vitit 1978), regji e shkëlqyer për një mini-serial, film ose special dramatik (1980 Attica dhe 1982 Brenda Rajhut të Tretë) dhe mini-seri e jashtëzakonshme (1986 Pjetri i Madh).