Merve Berker
16 nëntor 2020•Përditësim: 16 nëntor 2020
Ministri i Jashtëm i regjimit sirian të Bashar al-Asadit, Walid Muallem, ka ndërruar jetë, njoftoi sot agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajm nuk zbulohet shkaku i vdekjes së 79-vjeçarit Muallem, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i regjimit që nga 11 shkurti i vitit 2006.
Ai mbahet mend si një nga mbështetësit më të mëdhenj të luftës civile të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.
Lindur në kryeqytetin Damask në vitin 1941, Muallem ishte ambasadori i Sirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën 1990-1999.