Seda Sevencan
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Ish-presidenti i Nigerit, Mamadou Tandja ka ndërruar jetë, bëri të ditur të martën qeveria e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tandja ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në një spital në kryeqytetin Niamey, ku po kurohej.
Qeveria njoftoi tre ditë zie kombëtare.
Tandja u zgjodh president dy herë dhe drejtoi vendin midis viteve 1999 dhe 2010.
Ai u përmbys nga pushteti me një grusht shtet ushtarak më 18 shkurt të vitit 2010.