Bota, jeta

Ndërron jetë aktori amerikan Ned Beatty

Agjentja e tij, Deborah Miller, tha se aktori ndërroi jetë dje në "vdekje natyrore" në shtëpinë e tij në Los Angeles

Emre Aytekin  | 14.06.2021 - Përdıtësım : 17.06.2021
Ndërron jetë aktori amerikan Ned Beatty

Ankara

Aktori i famshëm amerikan i filmit, teatrit dhe televizionit Ned Beatty ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjentja e tij, Deborah Miller, tha se aktori ndërroi jetë dje në "vdekje natyrore" në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Beatty lindi në vitin 1937 në Louisville, Kentucky.

Ai ka aktruar në më shumë se 160 filma dhe një numër të madh të serialeve televizive. Ai ishte nominuar për Oskar, dy Emmy dhe Globin e Artë. Ai gjithashtu fitoi çmimin Drama Desk Award.

Ai arriti sukses të madh komercial në filma të tillë si "Çlirimi" (1972), "TV rrjeti" (1976), ndërsa luajti në disa vazhdime të "Supermen-it”.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın