Ekip
06 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) – Një takim i ministrave të Shëndetësisë G7 në Milano ka lëshuar një komunikatë të përbashkët që paralajmëron se “faktorët që lidhen me mjedisin mund të përkeqësojnë rreziqet ekzistuese të shëndetit dhe të krijojnë kërcënime të reja”, por në mënyrë të qartë nuk i referohen ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrat e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Francës, Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-ve publikuan dokumentin nëntë faqe në të cilin përmendet një herë shprehja “ndryshim klimatik” dhe si një referencë në një samit ndërkombëtar që vazhdon në Bon të Gjermanisë.
Para mbledhjes në Milano, disa raportime të medias sugjeruan se negociatorët e SHBA-ve kishin luftuar për të goditur referencat ndaj ndryshimeve klimatike nga çdo deklaratë e përbashkët.
Ndarjet vazhdojnë pasi deklarata thotë se “SHBA-të do të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit, nëse nuk identifikohen kushtet e përshtatshme për ri-angazhim”. Vendet e mbetura përsërisin vendosmërinë e tyre për t’u përmbajtur marrëveshjes ndërkombëtare të luftës kundër ndryshimeve klimatike.
Në vend të kësaj, G7 tha se pranoi se “disa faktorë të lidhur me mjedisin kontribuojnë në rreziqet shëndetësore, të tilla si ato që lidhen me ndryshimin e modeleve të sëmundjeve infektive, ngjarjeve ekstreme të motit, rritjes së nivelit të detit, acidifikimit të oqeanit, ajrit, ujit, biodiversitetit, mungesës së ujit, pasigurisë në ushqim dhe kequshqyerjes, çështjeve të sigurisë ushqimore dhe rritjes së emigracionit”.
Deklarata e G7-s vijoi pasi u mbajt Konferenca e 23-të e Ndryshimeve Klimatike në Bonn. Shefja e sektorit të klimës në OKB, Patricia Espinosa, tha se miliona njerëz janë në rrezik për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit.
Poashtu Organizata Botërore e Meteorologjisë tha se viti 2017 pritet të jetë një nga tre vitet më të nxehta në rekord pas 2015 dhe 2016.
G7 iu referua “angazhimit kolektiv” të saj për t’i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes për 500 milionë njerëz deri në fund të vitit 2030.
Kreu i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së të dielën paralajmëroi se “një nga tre persona në nivel global vuan nga të paktën një formë e kequshqyerjes, qoftë uria, mangësitë e mikronutritës, mbipeshës dhe obezitetit”.