Bota

NBA, Warriors ngre epërsinë në 3-0 në finalen e Konferecës Perëndimore

Warriors, kampionë në dy vitet e fundit, do të kualifikohen për herë të pestë me radhë në finalen e NBA-së nëse arrijnë të fitojnë në përballjen e katërt si mysafirë përballë Trail Blazers

Hüseyin Burak Demirer  | 19.05.2019 - Përdıtësım : 20.05.2019
NBA, Warriors ngre epërsinë në 3-0 në finalen e Konferecës Perëndimore

Ankara

Golden State Warriors ka bërë një hap para drejt finales së madhe në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), pasi mbrëmë shtoi epërsinë në 3-0 përballë Portland Trail Blazers në finalen e Konferencës Perëdimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Warriors mposhtoi Trail Blazers-in si mysafir me rezultatin 110-99, duke ngritur epërsinë e përgjithshme të ndeshjeve në 3-0.

Basketbollistë më të dalluar në radhët e Golden State Warriors ishin Stephen Curry dhe Draymond Green.

Curry shënoi 36 pikë dhe gjashtë kërcime ndërsa Green regjistroi 20 pikë, 13 kërcime, 12 asiste dhe 4 topa të vjedhur.

Ndërkaq, C.J. McCollum 23 pikë dhe pesë asiste dhe Damian Lillard me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asiste, ishin lojtarët më të mirë te Portland Trail Blazers.

Warriors, kampionë në dy vitet e fundit, do të kualifikohen për herë të pestë me radhë në finalen e NBA-së nëse arrijnë të fitojnë në përballjen e katërt si mysafirë përballë Trail Blazers.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın