Şerife Çetin
06 Janar 2020•Përditësim: 07 Janar 2020
Këshilli Veriatlantik vendosi që të mblidhet për të vlerësuar zhvillimet pas vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i NATO-s, në deklaratën për AA tha se axhenda e Këshillit Veriatlantik që do të mblidhet në nivelin e ambasadorëve do të jetë Lindja e Mesme.
Zyrtari bëri të ditur se vendimi për mbledhje është marrë pasi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar bisedime me aleatët.
NATO më parë kishte njoftuar se përkohësisht ka pezulluar aktivitetet stërvitore në Irak pas vrasjes së Soleimanit.