Şeyma Uzundere
14 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
NATO-ja do të dërgojë trupa shtesë në Lituani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë thuhet se "si rezultat i ndryshimeve në situatën gjeopolitike" NATO do të dërgojë mijëra trupa shtesë në vend.
Në deklaratë theksohet se përforcimet do të vendosen në kampet që do të krijohen në rajonet afër kufirit me Bjellorusinë në Pabrade, Kazlu Ruda dhe Marijampole.