Bota

Nafta e papërpunuar arrin çmimin më të lartë këtë vit

Rritja e çmimit të naftës Brent, është kushtëzuar nga ulja e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

Gülşen Çağatay  | 18.02.2019 - Përdıtësım : 19.02.2019
Nafta e papërpunuar arrin çmimin më të lartë këtë vit

Ankara

ANKARA (AA) - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, ka arritur çmimin më të lartë në vitin 2019, duke u ngjitur në 66.48 dollarë për një fuçi, ndërkohë marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) është ndalur në 55.97 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka Brent mbylli tregtimin të premten me 64.81 dollarë për fuçi, ndërsa WTI mbylli tregtimin me 54.88 dollarë.

Rritja e çmimit të naftës Brent është kushtëzuar nga ulja e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si dhe OPEC+, si dhe nga një ulje më të madhe se sa pritej e prodhimit të Arabisë Saudite.

Paralelisht me këtë, edhe sanksionet amerikane mbi Venezuelën dhe Iranin po shtyjnë më lart çmimet e naftës.

Të premten, çmimet e naftës së papërpunuar filluan të rriten pavarësisht rritjes për tre të numrit të puseve të naftës në SHBA, me çka vendi tashmë ka 857 puse aktive, bën të ditur kompania për servisimin e fushave të naftës, Baker Hughes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın