Bota

"Na goditnin për të na lënë të gjymtuar"

Hena Muhsin e cila pavarësisht se me vite të tëra ka mbështetur regjimin e Asadit, pa arsye është arrestuar dhe dërguar në burg

23.02.2019 - Përdıtësım : 24.02.2019
"Na goditnin për të na lënë të gjymtuar"

Idlib

BURAK KARACAOĞLU

Hena Muhsin, e privuar nga liria në burgun e regjimit të Bashar al-Asadit, duke treguar për torturat që i bëheshin të burgosurve, tha se "kuptonim se sa torturohet sipas zërit të tyre".

Lëvizja Ndërkombëtare e Ndërgjegjes e formuar për të tërhequr vëmendjen për gratë që janë burgosur, torturuar dhe abuzuar në luftën në Siri e cila që 8 vite vazhdo për të kërkuar lirinë e tyre, dje organizoi aktivitet në qendrën e Kongresit Haliç të Stambollit. Lëvizja, do të zhvillojë aktivitete të ndryshme deri më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë drejtim Anadolu Agency (AA), vazhdon të arrijë deri tek gratë që janë torturuar në burgjet e regjimit.

Hena Muhsin e cila pavarësisht se me vite të tëra ka mbështetur regjimin e Asadit, pa arsye është arrestuar dhe dërguar në burg, ndërsa një vit para asaj edhe të birin, në vitin 2013, forcat e regjimit e kanë privuar nga liria.

Në vitin 2014, ajo shpjegon, se një ekip para shtëpisë së saj e ka privuar nga liria, duke e dërguar atë në njësinë e inteligjencës së regjimit.

"Disa prej të burgosurve i përplasnin në mure. I godisnin me zinxhirë. Godisnin shpinat e tyre me shkopinj. Na goditnin për të na lënë të gjymtuar. Dëgjonim zëra 'shuani cigaren mbi të'. Kam parë persona që iu hoqën thonjtë, dhëmbët. Dëgjonim zërat e të torturuarve. Sipas zërit të tyre dinim se sa torturohet", u shpreh ajo.

- "Nuk kam dëgjuar nga fëmija im që nga dita e arrestimit"

Ajo më tej tregon se para se të burgoset, ka qenë atdhedashëse, ka shkruar poezi lavdëruese ndaj Bashar Al-Asadit. "Tani jam penduar për çdo fjali, për çdo shkronjë që kam shkruar", tha Muhsin.

"Çdo kush në Siri u persekutua. Edhe ato që i mbështetën, edhe ato që kundërshtuan u persekutuan. Biri im nuk mbështeti opozitarët, por me vite është i burgosur... Nuk kam dëgjuar nga fëmija im që nga dita e arrestimit", shtoi ajo

Sipas burimeve opozitare, në burgjet e regjimit sirian gjenden të paktën 500.000 persona. Nga ato të zbuluar, mbi 13.500 gra u torturuan ose u përdhunuan në burgjet. Mbi 7.000 gra ende gjenden nën duart e regjimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın