Vesna Besiç
05 Tetor 2018•Përditësim: 06 Tetor 2018
NEW YORK (AA) – Në Manhattan të New York-ut filloi panairi “Comic Con”, i cili konsiderohet si një nga më piktoreskët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët e veshur në kostume të ndryshme dolën në rrugët e qytetit. Panairi mbahet që nga viti 1972, ndërsa manifestimin çdo vit e vizitojnë disa mijëra të pasionuar të kinematografisë, stripeve dhe fanta shkencës.
Pjesëmarrësit, por edhe vizitorët këto ditë shfrytëzojnë rastin që të tregojnë kostumet dhe grimin më interesant.
Janë hapur stenda në të cilat janë prezantuar stripet, animacionet, video-lojërat dhe format tjera të argëtimit.