Tolga Akbaba
23 Shkurt 2019•Përditësim: 24 Shkurt 2019
Gjatë një aksioni kundër trafikimit të narkotikëve në Iran janë konfiskuar 1.6 ton drogë e llojit të ndryshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në krahinën iraniane Sistan dhe Beluxhistan, Muhammed kanberi, deklaroi se policia gjatë bastisjes së një kamioni në qytetin Seravan konfiskoi së paku 1.6 ton lëndë narkotike të llojit të ndryshëm, lajmërojnë mediat iraniane.
Kanberi shtoi se gjatë aksionit janë konfiskuar 939 kilogramë opium, 229 kilogramë heroinë dhe 458 kilogramë farë të makut.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona.
Zyrtari i policisë kufitare iraniane, Kasim Rezai, konfirmoi se në mbarë vendin gjatë vitit të fundit janë konfiskuar rreth 55 ton lëndë narkotike.