Bota

Presidenti i Afganistanit: Paqja nuk duhet të jetë vetëm në letër

Duke folur në Pallatin Presidencial në Kabul, në takimin me qytetarët e këtij vendi, Ghani tha se populli i Afganistanit ka shpresë në të ardhmen më të mirë

Sayed Khodaberdi Sadat  | 23.02.2019 - Përdıtësım : 24.02.2019
Presidenti i Afganistanit: Paqja nuk duhet të jetë vetëm në letër

Kabul

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, sot ka porositur se “paqja nuk duhet të jetë vetëm në letër, porse duhet të ketë plane dhe projekte për të ardhmen e këtij vendi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Pallatin Presidencial në Kabul, në takimin me qytetarët e këtij vendi, Ghani tha se populli i Afganistanit ka shpresë në të ardhmen më të mirë.

Ai nënvizoi se dëshiron paqe në Afganistan. “Paqja nuk duhet të jetë vetëm në letër, duhet të kemi plane dhe projekte për të ardhmen e Afganistanit”, tha presidenti i këtij vendi.

Ai konsideron se ekonomia e Afganistanit do të zhvillohet jo me ndihmë të vendeve të huaja, por me prodhim vendor dhe projekte të mëdha që do të realizohen në vend. 

Ghani theksoi se vendi duhet më në fund "të qëndrojë në këmbët e veta".

“Paqja do të arrijë në Afganistan”, porositi presidenti i vendit duke theksuar se afganët mund vet ta zgjedhin presidentin e tyre dhe se këtë të drejtë nuk e ka Islamabadi, Teherani dhe Moska.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın