Mehmet Alaca
13 Dhjetor 2023•Përditësim: 14 Dhjetor 2023
Më shumë se 4 milionë raste të etheve Denge u regjistruan në Amerikë dhe Karaibe këtë vit ndërsa më shumë se 2.000 persona humbën jetën për shkak të sëmundjes, transmeton Anadolu.
Thais dos Santos, këshilltar në Organizatën Shëndetësore Panamerikane, Zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Amerikë tha se të dhënat e sëmundjes kanë filluar të mbahen që nga viti 1980 dhe se rritja serioze e numrit të rasteve ka vazhduar. "Ky është viti në të cilin kemi parë më shumë raste të etheve Denge në histori", tha ai.
Më shumë se 4 milionë raste të etheve Denge janë raportuar në Amerikë dhe Karaibe këtë vit ndërsa më shumë se 2.000 persona kanë humbur jetën nga sëmundja.
Edhe pse kushtet dhe sistemet joadekuate shëndetësore luajnë rol në rritjen e rasteve, ekspertët theksojnë se thatësirat dhe përmbytjet si pasojë e ndryshimeve klimatike shkaktojnë përhapjen e virusit.
Sëmundjet vektoriale si ethet Denge përhapen më shumë përmes mushkonjave. Paralajmërohet se rritja e temperaturave dhe urbanizimi i shpejtë rrisin shkallën e infeksioneve.
Vera e këtij viti u regjistrua si vera më e nxehtë ndonjëherë në hemisferën veriore. Gushti ishte rreth 1.5 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja para-industriale.
Që nga fillimi i nëntorit, më shumë se 4.5 milionë raste të etheve Denge u raportuan në mbarë botën dhe më shumë se 4.000 persona humbën jetën në 80 vende. Numri më i lartë prej 5.2 milionë rasteve të regjistruara në 2019 mund të tejkalohet këtë vit.