Erbil Başay
01 qershor 2017•Përditësim: 01 qershor 2017
BERLIN (AA) - Presidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që të mos heq dorë nga marrëveshja për klimën e firmosur në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje se marrëdhëniet transadriatike duhet të vazhdojnë, Juncker, u shpreh: "Por nëse presidenti i SHBA-ve deklaron se pas disa ditësh do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën, t'i thuash që kjo nuk mund të jetë kështu është detyra e Evropës."