Ekip
25 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
LONDËR (AA) - Shkencëtarët në qytetin zviceran të Bazelit kanë zgjidhur misterin disa dekadashe të gjatë në lidhje me identitetin e trupit të gruas së mumifikuar nga shekulli i 18-të, për të cilën u vërtetua se është paraardhësja e ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trupi i mumifikuar i një gruaje u gjet disa dekada më parë gjatë rinovimit të kishës Barfuesser në Basel. Vendi ku u gjet nuk ishte një gur varri, kurse identiteti i saj ishte i panjohur për një kohë të gjatë.
Muzeu Historik në Bazel njoftoi se ekspertët e tyre kishin udhëhequr ekipin ndërkombëtar të shkencëtarëve që arritën të identifikonin trupin e gruas.
BBC raporton se analiza e ADN-së e gishtit të këmbës tregoi se trupi ishte i Anna Catharina Bischoff nga familja e pasur bazeliane, e cila vdiq në vitin 1787.
Vajza e saj u martua me Christian Hubert Baron Pfeffel von Kriegelstein, paraardhës i ministrit të Jashtëm britanik Alexander Boris de Pfeffela Johnson.
Rezultatet e zbulimit sot do të transmetohen në Televizionin Kombëtar Zviceran.