Bota

Mjeti pa pilot turk ANKA III përfundon me sukses testet e autopilotit

Me arkitekturën dhe performancën superiore të bazuar në teknologji të lartë, ANKA-III përfaqëson aftësinë inxhinierike dhe pikën e fortë prodhuese të Industrisë Ajrore Turke (TAI)

Tolga Yanık  | 08.12.2025 - Përdıtësım : 09.12.2025
Mjeti pa pilot turk ANKA III përfundon me sukses testet e autopilotit

Stamboll

Mjeti ajror pa pilot ANKA III i zhvilluar nga Industria Ajrore Turke (TAI) përfundoi me sukses testet kritike të autopilotit, transmeton Anadolu.

Sipas një postimi në llogarinë e TAI, në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ANKA-III ka kaluar një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të tij.

Duke përfunduar fluturimin e 46-të si pjesë e fluturimeve të testimit të verifikimit dhe identifikimit të sistemit, ANKA-III ka përfunduar gjithashtu me sukses testet kritike të autopilotit.

Me arkitekturën dhe performancën superiore të bazuar në teknologji të lartë, ANKA-III përfaqëson aftësinë inxhinierike dhe pikën e fortë prodhuese të TAI.

Në fillim të vitit 2025, ANKA III realizoi një lëshim (qitje) të suksesshëm me municionin TOLUN të ASELSAN nga pjesa e brendshme e trupit të tij.

Gjatë vitit, ANKA III qëlloi edhe municionin LGK-82 të ASELSAN, duke goditur me sukses objektivin e tij. Në një provë tjetër, përfundoi me sukses një qitje prove duke lëshuar nga poshtë krahut avionin shënjestër "Super Simsek" me motor reaktiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.