Dildar Baykan
18 Shtator 2018•Përditësim: 19 Shtator 2018
NEW YORK (AA) - Mjeku turk Mehmet Öz, i cili jeton në SHBA, ka ndarë përvojat dhe përshtypjet e tij në lidhje me vizitën që ka kryer në muajin korrik në kampet ku qëndrojnë sirianët përgjatë kufirit Siri dhe Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në në llogarinë e tij në Twitter, Öz është shprehur se me ndihmën e AFAD-it, Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq (IFRC) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke i është mundësuar që të vizitojë kampet e refugjatëve sirianë në kufirin Siri-Turqi.
"Historitë e njerëzve që takova ishin frymëzuese, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që ata kanë përjetuar. Kjo ishte një vizitë që më ndryshoi përgjithmonë", ka shkruar ai.
Öz ka postuar edhe videon në lidhje me vizitat në kampe dhe të pamjeve të filmuara nga AA në vitin 2017 të situatës së fundit në rajonin Homs të Sirisë.
Duke bërë të ditur se vizitën në kampet e refugjatëve e ka nisur nga qyteti Gaziantep në anën e Turqisë, e cila pret 3.5 milionë banorë, Öz ka vlerësuar se, "Unë kurrë nuk kam qenë ndonjëherë në një kamp refugjatësh në jetën time. Nuk e dija çfarë prisja. Gjëja e parë që goditi fytyrën time ishte tradita mikpritëse nëpër shtëpia".
Në fjalën e tij, Öz ka theksuar se autoritetet turke kanë bërë më të mirën e mundshme, duke shtuar se, "Kam biseduar me fëmijë që pastronin këpucë. Kishin humbur gjithçka. Unë jam i habitur nga aftësia e tyre për të fshehur dhimbjet e tyre".
Mjeku Öz vuri në dukje se në kamp është përballur me histori të ndryshme dhe ka ndarë historinë e një gjinekologu opozitarë që kërcënohej nga DEASH-i që të mos mjekoj gratë.
"Isha i shokuar. Teknologjia, burimet ishin të pamjaftueshme, nuk kishte as kondicioner. Në këtë kamp jetonin 11 mijë persona dhe shërbente vetëm një mjek. Këtu vërehej ndikimi i luftës mbi shëndetin", është shprehur Öz, duke transmetuar se pas vizitës në Turqi ka kaluar në pjesën siriane dhe pasi kanë vajtur në një kamp në Azez, aty kanë vizituar edhe një klinik.
Pasi ka njoftuar se këtu janë përballuar me një baba i cili kishte një vajzë 12 vjeçare dhe i cili i kishte ftuar në shtëpinë e tij, Öz ka treguar se, "Kur vajta në shtëpi u pëballa me vajzën Zejna, e cila kishte lindur me pamjaftueshmëri kardiake. Lufta kishte shpërthyer para se ajo të bëhej operacion. Familja e saj ndodhej në një situatë të pashpresë. Kur shikova analizat e Zejna-s vërejta se në gjakun e saj nuk kishte mjaftueshëm oksigjen. Për këtë arsye ajo lodhej shpejt. Ajo mund të humbas jetën pa u rritur. Kur u përshëndeta me të i dhurova një top futbolli dhe i premtova se do të bëj të pamundurën për operimin e saj, i cili është i nevojshëm që ajo të luajë me këtë top me shoqet dhe shokët e saj".