Haydar Hadi
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
BAGDAD (AA) - Ministri i Mbrojtjes të Irakut Khaled al-Obaidi ka deklaruar se organizata terroriste DAESH kontrollon 17 përqind të territorit të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Obaidi me rastin e fjalimit për mediat në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad, ka thënë se ushtria irakiane ka marrë kontrollin mbi veriun e Ramadit, rajon i cili më herët ndodhej në duart e DAESH-it.
Ai ka shtuar se planifikojnë që në ditët në vijim të lirojnë edhe Salahaddin-in, Mosul-in dhe Anbar-in si dhe rajone të tjera.