Zuhal Demirci
28 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
MADRID (AA) – Ministri i Turqisë për Çështje të Bashkimit Evropian, Ömer Çelik gjatë vizitës në Spanjë u takua me presidentin e Senatit të Spanjës Pio Garcia-Escudero Marquez, rapoton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çelik në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, zhvilloi një takim me presidentin e Senatit, Garcia-Escudero Marquez.
Çelik u prit në ndërtesën e Senatit nga Garcia-Escudero Marquez, ku më pas është nënshkruar në librin e nderit.
Garcia-Escudero Marquez i dhuroi ministrit Çelik ekzemplarin e Kushtetutës së Spanjës të punuar me plumb.
Gjithashtu edhe ministri Çelik i dhuroi Marquez-it mbajtëse qirinjsh të punuar me dorë me përshkrim të Stambollit.