Barış Seçkin
24 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
ROMË (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë vizitës zyrtare në Itali është takuar me presidentin e vendit, Sergio Mattarella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se Çavuşoğlu, në orët e mëngjesit ka patur një takim me kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni, në ndërtesën kryeministrore Chigi.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter, ministri Çavuşoğlu, në lidhje me takimin ka theksuar se me kryeministrin Gentiloni kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështjet rajonale.
Gjithashtu Çavuşoğlu, në orët e drekës është pritur në një takim nga presidenti Mattarella në rezidencën Quirinale, ku më pas janë takuar në një drekë pune në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme me homologun italian Angelino Alfano.
Pas takimit Çavuşoğlu dhe Alfano pritet që të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.