Bota, Koronavirusi

Ministri i Ekonomisë i Francës: "Renault mund të mbyllet plotësisht"

Kompania franceze e automjeteve ka kërkuar mbështetje financiare prej 5 miliardë eurove

Yusuf Özcan   | 22.05.2020
Ministri i Ekonomisë i Francës: "Renault mund të mbyllet plotësisht"

Paris

Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, tha se marka franceze e automjeteve Renault, është duke përjetuar probleme serioze financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se mund të mbyllet plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Maire, për radion Europe 1, dha deklarata rreth Renault.

Ai theksoi se Renault është duke përjetuar probleme serioze financiare për shkak të pandemisë, duke treguar se marka mund të mbyllet plotësisht.

Le Maire potencoi se urgjentisht duhet të veprohet, duke shtuar se Renault mund të tejkalojë këtë.

Ministri francez në deklaratën për gazetën "Le Figaro" bëri të ditur se kompania franceze e automjeteve ka kërkuar mbështetje financiare prej 5 miliardë eurove.

Shitjet totale në tregun e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE), në prill pësoi një ulje prej 76,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, për shkak të COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın