Mijëra njerëz marrin pjesë në festimet e së Hënës së Trëndafilave në Gjermani
Në Këln, i konsideruar si kryeqyteti i karnavaleve në Gjermani, rreth 150 platforma dhe 12 mijë pjesëmarrës iu bashkuan paradës prej 8.5 kilometrash, e cila zgjati afër tre orë e gjysmë
Këln
Paradë të mëdha karnavalesh Rosenmontag (E Hëna e Trëndafilave) është mbajtur në qytetet përgjatë lumit Rajn në Gjermani, duke shënuar kulmin e të ashtuquajturit “Sezoni i Pestë” i vendit, transmeton Anadolu.
Në Këln, i konsideruar si kryeqyteti i karnavaleve në Gjermani, rreth 150 platforma dhe 12 mijë pjesëmarrës iu bashkuan paradës prej 8.5 kilometrash, e cila zgjati afër tre orë e gjysmë.
Tradita veçanërisht e fortë në qytetet katolike si Këlni, Dyseldorfi dhe Mainci, nis simbolikisht më 11 nëntor të vitit të kaluar në orën 11:11 dhe arrin kulmin në Rosenmontag, me procesione të detajuara që përfshijnë platforma satirike që paraqesin figura politike globale.
Më shumë se 500 mijë spektatorë nga e gjithë Gjermania dhe vendet fqinje pritej të merrnin pjesë në festime.
Organizatorët njoftuan se gjatë festimeve u shpërndanë rreth 300 tonë ëmbëlsira, 700 mijë çokollata dhe 300 mijë buqeta me lule për turmat e pranishme.
Sezoni i karnavaleve, i cili filloi më 11 nëntor të vitit 2025, do të përfundojë më 18 shkurt me të Mërkurën e Hirit, pas së cilës të krishterët tradicionalisht nisin periudhën 40-ditore të agjërimit të njohur si Kreshmë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
